Site icon PORTALB

Ramkovski ngriti padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Mbrojtja e Ramkovskit reagoi se nuk ka pasur pozitë të barabartë me prokurorinë, po ashtu kritikuan edhe dëshmitë, ekspertizën, procedurën hetimore, arrestin

Mbrojtja e Ramkovskit reagoi se nuk ka pasur pozitë të barabartë me prokurorinë, po ashtu kritikuan edhe dëshmitë, ekspertizën, procedurën hetimore, arrestin

Vazhdon procedura para Gjykatës së Apelit në Shkup për rastin “Merimanga”. Siç informon “Kanal 5”, avokatët e të akuzuarit të parë në rastin, Velija Ramkovski, pronar i televizionit të dështuar A1, sot shpalosi një sërë kritikash për procedurën e shkallës së parë.

Mbrojtja e Ramkovskit reagoi se nuk ka pasur pozitë të barabartë me prokurorinë, po ashtu kritikuan edhe dëshmitë, ekspertizën, procedurën hetimore, arrestin, por edhe atë se shumë herë është ndryshuar shuma e dëmit të shkaktuar me rastin “Merimanga”, informon Kanal 5.

Mbrojtja bëri të ditur se Ramkovski ka ngritur padi edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /portalb/

Exit mobile version