Site icon PORTALB

Gostivari godet fortë në miqësore

Xhihan Seferi shënoi dy gola

Xhihan Seferi shënoi dy gola

Ekipi i Gostivarit ka vazhduar me ndeshjet kontrolluese, duke dashur që të testojë futbollistët me të cilët këtë sezon të futbollit në Maqedoni, do të garojë për herë të parë në Ligën e Parë.

Në ndeshjen e fundit të përzgjedhurit e boshnjakut Amir Alagiq, kanë treguar lojë shumë cilësore, pasi në Kërçovë kanë mundur anëtarin tjerët të Ligës së Parë, Napredokun me rezultat 3:0.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer futbollisti shkupjan, Xhihan Seferi i cili ka shënuar dy gola për ekipin e tij dhe një ka qenë vepër e përforcimit të ri, boshnjaku tjetër i cili erdhi së bashku me trajnerin Alagiq, Ekrem Hoxhiq.

Miqësore tjetër po të shtunën kanë luajtur dhe futbollistët e Dritës nga Bogovina, të cilët ishin mysafire e skuadrës shkupjane, “Skopje”. Në këtë duel bogovinasit kanë pësuar disfatë me rezultat 2:1. Golin e vetëm për Dritën e ka shënuar Valmir Jonuzi.

Trajneri i bogovinasve, Jeton Beqiri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, ndërsa si hendikep në këtë ndeshje e ka parë mungesën e dy futbollistëve të repartit të mbojtjes, Aliu dhe Gjorgjevski. 

“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, edhe pse u vërejt mungesa e të lënduarve Amir Aliu dhe Toni Gjorgjevskit. Kam përshtypjen se ekipi është mirë i përgatitur dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e parë kundër KF Shkupi”, ka thënë trajneri Beqiri. Drita do të vazhdojë me ndeshje kontrolluese, ndërsa ka caktuar përballjet e radhës, me ekipin Maxhari dhe Vrapçishtin. / Portalb

Exit mobile version