Site icon PORTALB

Lajen: Sot shpërndarja, nesër fillon vaksinimi në mbarë BE-në

Ursula von der Leyen

Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen u dërgoi një video mesazh qytetarëve evropianë me rastin e fillimit të shpërndarjes së vaksinave të para kundër Kovid-19 në BE 27, njofton Portalb.

“Sot është dita e dorëzimit, ndërsa nesër do të fillojmë me vaksinimin në të gjithë BE-në”, tha Fon der Lajen.

Ursula fon der Lejen theksoi se BE-ja ka furnizuar mjaftueshëm vaksina për 450 milionë qytetarët e saj dhe se ato janë në dispozicion për të gjithë anëtaret e BE-së në të njëjtën kohë.

Sipas saj, Ditët evropiane të vaksinimit, nga 27 deri në 29 dhjetor, do të jenë një moment emocional i unitetit dhe suksesit evropian.

“Vaksinimi do të na ndihmojë që gradualisht të kthehemi në jetën normale. Kur do të vaksinohen mjaftueshëm njerëz, do të mund të udhëtojmë përsëri, të takojmë miqtë dhe familjen dhe të kemi festa normale”, tha Fon der Lajen.

Ajo paralajmëroi se deri atëherë, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi.

“Le të qëndrojmë të gjithë së bashku të sigurt dhe ta bëjmë vitin 2021 një vit të rimëkëmbjes dhe shpresës evropiane”, tha Fon der Lajen.

Exit mobile version