Site icon PORTALB

Kaluan ilegalisht kufirin për të hyrë në Maqedoninë e Veriut, policia arrestoi pesë shqiptarët

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Kufirin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut e kaluan ilegalisht, prandaj policia arrestoi pesë të dyshuarit që janë shtetas të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policorë nga Stacioni policor “Bogorodicë” kanë arrestuar T.L. (46), Ç.E. (33), P.E. (36), Sh.E. (33) dhe B.A. (40), të gjithë nga Republika e Shqipërisë, për shkak mosrespektimit të nenit 9-të nga Ligji për kontrolle kufitare”, njoftojnë nga Policia e RMV-së.

Më 23 dhjetor, sipas policisë, të dyshuarit në afërsi të fshatit Uma kanë kaluar kufirin ndërmjet Greqisë dhe RMV-së. Pas kalimit, përmes taksistit K.F. që është qytetar nga Gjevgjelia, tre prej të arrestuarve kanë tentuar të shkojnë në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Taksisti tjetër Z.K. që gjithashtu është nga Gjevgjelia, është kapur nga policia së bashku me dy të burgosurit tjerë.

Exit mobile version