RMV, përdorimi i vikend-shtëpizave i kufizuar, kontrolle të veçanta më 31 dhjetor, paralajmëroi Spasovki

Vikend-shtëpizat nuk janë të ndaluara, ato mund të merren nga qytetarët që I takojnë të njejtës familje, përsëriti ministri i punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovki, transmeton Portalb.mk.

“Kemi filluar të punojmë në sektorin për parandalim dhe kontrollojmë cili cilit i jep vikend-shtëpiza, shtëpi dhe lokale. Pajtohem që nuk ka ndalesë për të dhënë vikend-shtëpiza, por për një familje, me katër, pesë gjashtë persona, ajo nuk është problem, por problem është se japin për 20, 39 dhe 40 persona”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi se ka rënë numri i shpalljeve për festat e fundvitit.

“Kemi plan të veçantë operativ për natën e 31 dhjetori, si dhe për një janarin”, paralajmëroi Spasovski.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 30-të kishte vendosur që të shtojë masat kufizuese prej 18 dhjetorit të vitit 2020 deri më 20 janar të vitit 2021, duke kërkuar edhe anulimin e ngjarjeve për festat e fundvitit. Në këtë seancë gjithashtu u vendos që të ndalohet edhe shfrytëzimi i shtëpizave në këtë periudhë.

Oliver Spasovski, ministri i punëve të brendshme, në lidhje me këtë çështje paralajmëroi se do të vlerësohet si vepër penale shfrytëzimi i këtyre shtëpizave, nëse në të bëhet grumbullimi i personave që nuk i takojnë të njëjtë familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button