Site icon PORTALB

RMV, prej 2,510 të testuarve, 627 kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, 14 ndërruan jetë

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga gjithsej 2.510 teste për Kovid-19 të kryera gjatë 24 orëve të fundit në RMV, 627 persona kanë rezultuar pozitiv ndërkaq 14 pacientë kanë ndërruar jetë. Numri i të shëruarve është më i lartë se sa ai i të infektuarve, edhe atë 644, shkruan Portalb.mk.

14 pacientë kanë ndërruar jetë, edhe atë katër pacientë nga Shkupi (82, 73, 67 dhe 58), një nga Kumanova (52), katër nga Prilepi (82, 66, 78 dhe 71), një nga Struga (84), një nga Manastiri (74g), një nga Ohri (59), një nga Kavadarci (56) dhe një pacient nga Gjevgjelia (80).

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot në vend janë testuar gjithsej 386.279 persona për Kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 79,815, nga të cilët 56,743 janë shëruar, ndërsa 2,354 kanë humbur betejën me virusin.

Exit mobile version