Site icon PORTALB

RMV, dallime të mëdha në të hyrat e komunave për kokë banori

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Shuma e të hyrave vetanake për kokë banori të njësive të vetëqeverisjes lokale mesatarisht në nivelin kombëtar është 6,441 denarë, në vitin 2019, tregon hulumtimi i ri i Qendrës për analiza ekonomike, njofton Portalb.mk.

Të dhënat e përpunuara tregojnë dallime drastike në të ardhurat e komunave për kokë banori.

Më lart në listën e komunave me të hyra mesatare vetanake është komuna e Novacit me 16,345 denarë për kokë banori.

Komuna e Haraçinës ka realizuar më pak të ardhura vetanake për kokë banori, me 386 denarë për kokë banori.

Exit mobile version