Site icon PORTALB

RMV, rreth 300 denarë rritje mesatare të rrogës neto, në disa sektorë rritje më të madhe

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto ilustrim nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Maqedoninë e Veriut në muajin tetor rroga neto ka qenë 27.899 denarë, derisa rroga bruto 41.654 denarë, transmeton Portalb.mk. Në periudhën gusht-tetor rroga neto ka qenë 27 613 denarë, ndërsa rroga bruto ka qenë 41.213 denarë.

Në krahasim me muajin e kaluar, rritje të pagës mesatare bruto dhe neto është regjistruar nga 3.8% deri 4.5% përqind në sektorët si: Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (4.5%), Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.2%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (3.8%).

Në sektorët për Akomodim dhe shërbime ushqimore është regjistruar rritje nga 18.629 denarë në 19.148 denarë.

Enti Shtetëror i Statistikave theksoi se rritje në rrogën neto dhe bruto në krahasim me vitin e kaluar është regjistruar në Veprimtaritë e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, Industria përpunuese dhe Arte, argëtim dhe rekreacion.

Në sektorin e arsimit, rroga mesatare në periudhën gusht-tetor ka qenë 27.413, ndërsa në muajin tetor ka qenë 27.595 denarë.

Ndryshe, rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në muajin shtator të këtij viti është 27,405 denarë, derisa rroga mesatare bruto ka qenë 40,913 denarë. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, rroga mesatare neto ka qenë 27 391 denarë, ndërsa ajo bruto 40,875 denarë.

Exit mobile version