Site icon PORTALB

RMV, sot u regjistrua tërmet në zonën Tetovë-Gostivarë

Sot është regjistruar një tërmet me intensitet prej 3.3 ballë sipas Shkallës Rihter pasdite në orën 12:57 minuta në rajonin e Gostivarit, njofton Portalb.mk. 

Observatori sizmologjik në Fakultetin matematiko-natyror, informoi se epiqendra e tij ishte në rajonin Gostivar-Tetovë, gjegjësisht 60 km në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti është ndjerë në rrethinë të Gostivarit, Kërçovës dhe Marvovës dhe zonës përreth me një intensitet prej III ballësh sipas shkallës makrotizmike Evropiane.

Exit mobile version