Site icon PORTALB

DAP-i publikoi listën e borxhlinjve, shuma totale e borxhit është 167 milion euro

DAP

DAP

Drejtoria e të Ardhurave Publike publikoi listën e re të borxhlinjve që duhej të pauanin deri më 31.08.2020 dhe të papaguara deri më 30.11.2020 në bazë të TVSH-së, tatimit të fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributeve, akcizave dhe detyrimeve doganore, njofton Portalb.mk.

Shuma totale e borxhit është:

Në listën e publikuar të borxhlinjve janë 2,017 borxhlinj – persona juridikë (më shumë me 53 nga lista e mëparshme) dhe 2,856 persona fizikë (më shumë me 137 nga lista e mëparshme)

Borxhi total neto i publikuar në listë është 10.325.432.212 denarë (167 milion euro) më shumë për 369.834.509 denarë (6 milion euro) sesa lista paraprake.

Është vërejtur se në listën e borxhlinjve ka një numër të madh të ndërmarrjeve publike. Midis tyre janë “Pyjet Kombëtare” me një borxh prej 188 milion denarësh (3 milion euro), Ndërmarrja për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale me një borxh prej 180 milion denarësh (2.9 milion euro), NP për aktivitete komunale – Gostivar me një borxh prej 224 milion denarësh (3.6 milion euro) dhe Ndërmarrja Publike komunale Tetovë me një borxh prej 160 milion denarësh ose 2.6 milion euro.

Exit mobile version