Site icon PORTALB

RMV, Fondacioni Metamorfozis: Janë ndarë 15 subgrante në kuadër të projektit për pjesëmarrje civile në agjendën digjitale

Fondacioni Metamorfozis

Fondacioni Metamorfozis

Fondacioni Metamorfozis njoftoi se përmes projektit “Rritje të pjesëmarrjes civile në agjendën digjitale – ICEDA”, të bashkë financuar nga Bashkimi Evropian, janë ndarë 15 subgrante nëpërmjet ciklit të parë të skemës së granteve për grante të vogla LOT 1: Ndarje e subgranteve për qendra për mbështetje të e – Qeveri, transmeton Portalb.mk.

“15 grantet e vogla janë ndarë për 3 ogranizata civile nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat në periudhën vijuese, si pjesë e rrjetit ICEDA, do të punojnë në vendosjen dhe menaxhimin me qendrat civil për mbështetje të e-Qeverisë, ku do t’i ndihmojnë grupeve me këtë qëllim që të shfrytëzojnë shërbime elektronike të caktuara të cilat i ofrojnë institucionet në nivel lokal apo nacional dhe do të shpërndajnë edukim digjital”, thuhet në njoftim

Më 18.12.2020 u realizua takim online fillestar i rrjetit nacional për qasje ICEDA në Maqedoninë e Veriut, në të cilën morën pjesë anëtarët e ri të rrjetit, përkatësisht Koalicioni rural, Asociacioni për tolerancë civile dhe bashkëpunim dhe Shoqata e qytetarëve Smart Ap. Takimi kishte për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve të rrjetit ICEDA dhe njohjen e tyre me projektin dhe njohjen e tyre me rregullat e raportimit dhe parashikimit të projektit, si dhe hapat e ardhshëm për ndërtim të kapaciteteve të tyre.

Exit mobile version