Site icon PORTALB

Lloji i ri më infektues i koronavirusit arriti në Itali

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Portalb.mk/ Arbnora Memeti

Italia ka zbuluar llojin e ri më infektues të koronavirusit në një pacientë i cili kishte mbërritur së fundmi në vend nga Britania e Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Italisë njoftoi se pacienti zbriti në aeroportin Fiumicino të Romës dhe tani është në karantinë.

Disa vende evropiane, përfshirë Italinë, kanë ndaluar fluturimet nga dhe drejt Britanisë së Madhe pasi vendi njoftoi një lloj të ri të virusit që po përhapet në Londër dhe Anglinë e jugut.

Me përhapjen e virusit të ri, kryeministri britanik, Boris Johnson, njoftoi kufizime të reja nga dita e djeshme në Londër, si dhe në juglindje dhe lindje të Anglisë.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, po ashtu tha se lloji i ri i koronavirusit është “jashtë kontrollit”.

Sipas shifrave zyrtare, mbi 1.100 persona në Mbretërinë e Bashkuar janë infektuar me llojin e ri të virusit.

Exit mobile version