Site icon PORTALB

RMV, 20 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 815 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

 Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2664 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 815 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 20 persona ndërsa janë shëruar  396 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë  pacientë me Kovid-19: tetë pacientë nga Shkupi (76, 65, 84, 64, 71, 80, 51, 74), dy nga Velesi (70 и 65), një nga Manastiri (84), një nga Kavadari (68), dy pacientë nga Gostivari (64 dhe 89), një nga Strumica (63) dhe një pacient nga Berova (77). Prej tyre dy pacientë kanë ndërruar jetë jashtë spitalit, të tjerët në kushte spitalore.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot janë testuar gjithsej 379.229 persona, prej tyre 77.949 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 53.345 janë shëruar, aktualisht ka 22.330 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2.274 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.

Exit mobile version