Postieri 54 vjeçar akuzohet se ka “keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar” dhe “ka lëshuar çek pa mbulesë dhe keqpërdorim të kartelës pagesore”, në kallëzimin penal të ngritur nga Zyra e jashtme për çështje penale në Gostivar, transmeton Portalb.mk.
I punësuar E.N. në Postën e Maqedonisë së Veriut dyshohet se ka hapur një zarf të mbyllur ku gjendej një kartelë e një banke serbe.
Policia raportoi se nga kjo kartelë, përmes bankomatit, i dyshuari ka arritur të nxjerrë 15 mijë denar, duke e dëmtuar 70 vjeçarin R.S. nga Dobridolli.