Site icon PORTALB

UT-ja i ndau Ali Ahmetit titullin Doktor Nderi i Shkencave

Universiteti i Tetovës me rastin e 26 vjetorit të themelimit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, i ndau Ali Ahmetit titullin Doktor Nderi i Shkencave (Doctor Honoris Causa).

Ahmeti me këtë rast në fjalimin e tij tha se këtë nder të Universitetit të Tetovës, ia dedikon njerëzve që dhanë më së shumti për hapjen dhe ngritjen e kësaj foleje të dijes. Kryetari i BDI-së tha se ky titull i bëhet Abdylselam Eminit me rastin e 26 vjetorit të rënies së tij, por u bëhet edhe të gjithë ushtarëve, atdhetarëve dhe misionarëve, patriotëve mësuesve dhe pishtarëve të arsimit që mbajtën shpirtin gjallë duke ligjëruar në terr e në fshehtësi për lirin e munguar dhe për sakrificat e panumërta të popullit e të kombit tonë.

“Të nderuar, unë erdha këtu për të bërë edhe një zotim para jush, para shqiptarëve, se do vazhdojë pa u lodhur në ngritjen, avancimin e arsimit shqip, në rritjen e cilësisë së arsimit shqip, në rritjen e vlerave si dhe infrastrukturën e universiteteve, në pajisjen e tyre sepse jemi në shekull konkurrent dhe sot vetëm me konkurrencë të fuqishme mund të ecim përpara. Fjalëve të bukura dhe patriotizmit pa mbulesë i ka ikur koha, sot duhet të punojmë, sot duhet të ndërtojmë. Veprat dhe punët tona flasin tani më së miri”, tha Ahmeti.

Ndryshe, titulli “Honoris Causa” është titulli akademik që një universitet apo një tjetër institucion që jep tituj i akordon si mënyrë nderimi për kontributet, një vizitori të shquar në një fushë të caktuar apo përgjithësisht në shoqëri.

Arsyetimi i Komisionit për dhënien e titullit Doctor Honoris Causa të Universitetit të Tetovës

Ali Ahmeti është dalluar:

Nga ana tjetër, të rinjtë e partive Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes një konferencë për shtyp sot para Universitetit të Tetovës, uruan në mënyrë ironike zgjedhjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, “Doctor Honoris Causa”. Jashari nga Alternativa tha se dëshiron të i tregoje popullit se UT-ja nuk është pronë private e Ali Ahmetit dhe BDI-së

Exit mobile version