Presidenti francez Emanuel Macron, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në një deklaratë të shkurtër, Pallati Elysee tha se Macron bëri test “sapo ishin shfaqën simptomat e para”. Në njoftimin e pallatit, nuk thuhej se çfarë simptomash ka përjetuar presidenti Macron, njofton Portalb.mk.
Macron tani do të izolohet për shtatë ditë. “Ai do të vazhdojë të punojë dhe të kujdeset për aktivitetet e tij në distancë”, thanë nga pallati Elysee.
Një pjesë e madhe liderësh botëror janë infektuar ose janë karantinuar për shkak të kontakteve me persona pozitiv me Kovid-19. Ndër ta ishte presidenti në largim i SHBA-së Donald Trump dhe gruaja e tij Melani. Madje për presidentin Trumpi, u raportua se është në rrezik të lartë për virusin vdekjeprurës si për shkak të moshës së tij dhe për shkak se konsiderohet në mbipeshë.