Site icon PORTALB

“Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”, studenti Jashari i tregoi sugjerimet e tij (VIDEO)

Adem Jashari, student në UEJL

Adem Jashari, student në UEJL

Portalb hap temën “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë”. Të rinjtë do të shfaqen me nga një video për të treguar mendimet e tyre rreth kësaj teme. Të rinjtë, përmes kësaj teme të japin sugjerimet e tyre për atë se çfarë do të ishte më mirë për qytetin e Tetovës dhe çfarë jo. I pari që dha sugjerimin e tij ishte Adem Jashari student në Universitetin e Evropës Juglindore.

Dëshira e Ademit është që në Tetovë të ketë sa më shpejtë transport publik, ndërkaq vendet e qytetit që më shumë i pëlqen janë Universiteti i Evropës Juglindore, parku i Universitetit Shtetëror të Tetovës si dhe Banja e Tetovës.

“Ajo që dua unë në qytetin e Tetovës janë konkretisht tri vende kampusi i Universitetit të Evropës Juglindore, parku i Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Banja e Tetovës. I dua sepse kur jam aty unë ndjehem sikur nuk jam në qytetin e Tetovës. Dhe ajo çfarë nuk dua dhe që dua sa më parë të bëhet në qytetin e Tetovës është mospasja e transportit publik, dua sa më parë ta kemi sepse realisht na duhet”- theksoi Ademi në videon e tij për Portalb.

Të rinjtë do të vazhdojnë të nominojnë njëri tjetrin që të gjithë të kenë mundësinë të shfaqin mendimet e tyre përmes videove të ndryshme rreth kësaj teme duke treguar se çfarë duan për Tetovën dhe çfarë jo. Me shpresë që të jenë zëri i moshatarëve të tyre për ndryshimet e duhura në qytetin e Tetovës

Exit mobile version