Presidenti Donald Trump tha të hënën se Prokurori i Përgjithshëm William Barr do të largohet nga posti në prag të Krishtlindjeve dhe Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Jeff Rosen do të bëhet Prokuror i Përgjithshëm në detyrë, shkruan Zëri i Amerikës.
Barr, në një letër për Presidentin Trump postuar nga presidenti republikan në Twitter, tha se ai do të largohet nga posti më 23 dhjetor.
Letra vjen ndërkohë që zoti Barr kishte informuar presidentin rreth shqyrtimit që Departamenti i Drejtësisë kishte bërë lidhur me aludimet e fushatës së Presidentit Trump për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e vitit 2020.
Just had a very nice meeting with Attorney General Bill Barr at the White House. Our relationship has been a very good one, he has done an outstanding job! As per letter, Bill will be leaving just before Christmas to spend the holidays with his family…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020
Në të, Barr premton se pretendimet e ngritura nga Presidenti “do të vazhdojnë të ndiqen”.
Në letër, Barr vlerëson gjithashtu atë që ai e quan rekord historik të Presidentit Trump, duke thënë se ai ka ndihmuar në rritjen e ekonomisë, forcimin e ushtrisë dhe frenimin e imigracionit të paligjshëm.
“Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!” tha Presidenti Trump për Barr-in në Twitter.
Just had a very nice meeting with Attorney General Bill Barr at the White House. Our relationship has been a very good one, he has done an outstanding job! As per letter, Bill will be leaving just before Christmas to spend the holidays with his family…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 14, 2020
Fati politik i Barr-it ishte në diskutim që nga java e kaluar, kur ai deklaroi se një hetim i Departamentit të Drejtësisë nuk kishte gjetur asnjë shenjë manipulimesh të mëdha në zgjedhjet e nëntorit, duke hedhur poshtë pretendimet e Presidentit Trump.
Ekipi ligjor i Presidentit Trump e kishte akuzuar Barrin se dështoi të kryente hetimin e duhur.
Gjatë fundjavës, Presidenti Trump e sulmoi ashpër Barrin në Twitter pas një njoftimi në gazetën Wall Street Journal se Prokurori i Përgjithshëm kishte dijeni në fillim të këtij viti për një hetim mbi taksat e djalit të Bidenit, Hunter.
Presidenti Trump ripublikoi në Twitter një koment të moderatorit të radios, Todd Starnes, i cili thoshte se Barr duhet të shkarkohej. “Një zhgënjim i madh!” shkruante Presidenti Trump në Twitter.