Studimet mbi këto teori

Sondazhi i fundit nga Grupi Këshillimor i Politikave Ballkani në Europë, BiEPAG.  tregon se mbi 75 për qind e popullsisë në Ballkanin Perëndimor besojnë në shumë ose disa nga teoritë e konspirative popullore rreth COVID-19.

Sipas sondazhit vendi  me përqindjen më të lartë të mbështetësve të teorive konspirative në Ballkanin Perëndimor është Shqipëria. Nga grafiku shohim sesi Maqedonia e Veriut është e parafundit në lsitën e vendeve që mbështesin këto teori.

Forca e teorive konspirative në Ballkani Perëndimor, dukshëm më i përhapur në segmente të gjera të shoqërisë se kudo tjetër në Evropë,duke nënvizuar dhe përforcuar mungesën e besimit në shoqëri dhe te institucionet.

Çfarë thonë mjekët?

Sipas Dr Erion Dashos I cili është edhe Drejtori i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt periudha e pandemisë u karakterizua nga një fenomen i cili nuk ndodh për herë të parë por këtë herë ishte i shumfishuar për shkak të rëndësisë dhe interest publik. Fenomeni sipas tij konsistonte në atë që shumë lajme që nuk janë të destinuara për konsumim publik pasi publiku nuk arrin ti kuptojë pasi nuk ka formimin e duhur ti analizojë. Dje FDA në një panel prej 21 personash votuan 17 pro dhe 4 kundër sigurisë së vaksinës. Kjo do të thot që edhe atje ka persona të cilët në përputhje me fushën e tyre të kopetencave e gjykojnë se element të caktuar të sigurisë së vaksinës nuk janë sqaruar plotësisht. Por pjesa më e madhe votoi pro dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm për publikun shqiptar.
“Lajmi më i mirë është se një organizëm shumë prestigjoz sikurse është FDA(Food and Drug Administration) ka autorizuar përdorimin e vaksinës dhe kjo duhet të mjaftojë për të sguruar gjithkënd se vaksina është e suksesshme dhe nuk do të ketë efekte anësore të tilla që të alarmojë personat që do ta bëjnë”-përfundoi Dasho.