Shtylla e identitetit tonë është gjuha jonë, ndërsa pastaj historia jonë e përbashkët, tha Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë me “Euobserver”. Sipas Pendarovskit, nuk është sekret që gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945, por është një gjuhë e veçantë, e ngjashme me bullgarishten, por “nuk është dhe nuk ishte bullgare”, transmeton Portalb.mk.
Kodifikimi zuri vend në fund të Luftës së Dytë Botërore kur Republika Popullore e Maqedonisë u formua si pjesë e Jugosllavisë. Para kësaj, territori ishte qeverisur nga Bullgaria, Serbia dhe, duke shkuar pas në të kaluarën, nga Perandoria Osmane.Përkundër kësaj, njerëzit që jetuan atje, sipas Pendarovski, gjithmonë kishin identitetin e tyre etnik.
Por, bullgarët pretendojnë se e gjithë historia jonë deri në 1945 ishte bullgare dhe se gjithçka, nga shekulli i 10-të deri në 1945 ishte bullgare, është e pakuptimtë, theksoi Pendarovski.
“Ata thonë se maqedonasit etnikë ekzistojnë… por që një mëngjes në vitin 1944 u zgjuam dhe thamë “Po, ne me të vërtetë jemi maqedonas etnikë tani, por dje ishim bullgarë etnikë. Kjo është marrëzi absolute historike”, shpjegon Pendarovski.
Sipas Euobserver, nuk do të kishte rëndësi se çfarë mendon Bullgaria për këtë çështje, nëse Sofja nuk bllokon negociatat e pranimit derisa Maqedonia e Veriut të pranojë zyrtarisht pikëpamjet e saj.
Lidhur me qëndrimin bullgar se “gjuha dhe identiteti maqedonas nuk ekzistonin deri më 2 shtator 1944 dhe se krijimi i tyre ishte pjesë e formimit gjithëpërfshirës të një identiteti të veçantë jo-bullgar me qëllim të ndërprerjes së lidhjeve midis popullsisë lokale dhe Bullgarisë”, Pendarovski tha “nuk mund të pranojmë diskutim për këtë çështje … është çmenduri”.
Pavarësisht se çfarë ndodh, askush në qeverinë aktuale nuk ka të njëjtat “prirje autoritare”, vuri në dukje Pendarovski.
Por, paralajmëroi Pendarovski, edhe nëse udhëheqësit e vendit pro-BE-së u përmbahen vlerave të tyre, votuesit mund të humbin besimin tek ata me kalimin e kohës dhe të kthehen drejt politikanëve populistë në vend të tyre.
“A mendoni se do të kemi të njëjtin besueshmëri duke folur për BE-në, reformat dhe mbështetjen e miqve tanë evropianë në Bruksel, nëse jemi të bllokuar?”, tha Pendarovski.
Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet muajve të fundit, për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito. Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin.
Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.
- LEXO: Roth: Bullgaria e mban peng të kërkesave të veta bilaterale zgjerimin e BE-së
- LEXO: Zaharieva tha se nuk do të ketë “po” nga Bullgaria për RMV-në pa përfshirjen e garancive në kornizën negocieuese
- LEXO: Kryetari i PE-së Sasoli: Për ruajtjen e kredibilitetit të saj në Ballkanin Perendimor BE-ja duhet ta mbajë fjalën për Maqedoninë dhe Shqipërinë
- LEXO: Mesazhi i kryeministrit Zaev pas vetos bullgare (VIDEO)
- LEXO: Buçkovski: Na pret sfidë serioze për implementimin e marrëveshjes me Bullgarinë, por jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje
- LEXO: Ambasadori holandez në RMV: Është e pamundur të thuhet nëse do të fillojnë negociatat deri në fund të vitit, por të gjithë shpresojmë
- LEXO: Ambasadorët e BE-së sot do të zhvillojnë takim për çështjen e zgjerimit, përpjekje që Bullgaria të lëshojë pe karshi RMV-së
- LEXO: Merkel: Nuk e dimë nëse Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të merren vesh gjatë presidencës gjermane
- LEXO: Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia
- LEXO: Reeker i dërgoi letër Zaevit: Çështjet bilaterale të zgjidhen jashtë procesit të eurointegrimit, SHBA ju mbështet
- LEXO: Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale
- LEXO: Zaev: Bullgaria nuk është fashiste, pushtetet ish-Jugosllave na mbajtën të ndarë
- LEXO: Bullgaria me tri kushte për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Takimi në Berlin me Dimitrovin, Osmanin dhe Zaharievën ka zgjatur pesë orë, Zaharieva: Nuk jemi në gjendje të miratojmë kornizën për MV