Site icon PORTALB

Përleshje mes protestuesve për dhe kundër Trumpit

SHBA, foto AA

Qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës protestuan në qytete të ndryshme për procesin zgjedhor që u zhvillua më 3 nëntor, ku fitues doli kandidati i demokratëve, Jon Biden.

Procesi i zgjedhjeve pritet të përfundojë me ceremoninë solemne të 20 janarit, kur pritet inaugurimi i presidentit në ardhje, Biden.

Mijëra protestuesit, REL raporton se janë mbështetës të presidentit Donald Trump. Në Uashington, protesta degjeneroi në përleshje midis anëtarëve të një grupi të krahut të djathtë dhe kundër-protestuesve të majtë.

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, i cili u fal nga Trump pasi kishte gënjyer Byronë Federale të Hetimeve dhe ish- këshilltari i Trumpit, Sebastian Gorka, ishin midis folësve në tubimin në kryeqytet. Në lidhje me protestat ka reaguar edhe Trump përmes rrjetit Twitter.

“WoW! Mijëra njerëz po grumbullohen në Uashington për “Ndal vjedhjen”. Nuk e dija për këtë, por unë do t’i shoh!”, shkroi presidenti Trump.

Exit mobile version