Site icon PORTALB

RMV, 19 pacientë ndërruan jetë me Kovid-19, 982 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2805 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 982 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 19  persona ndërsa janë shëruar 556 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 19 persona me Kovid-19: katër pacientë nga Shkupi (82, 53, 74 dhe 84), një nga Kumanova (87), një nga Struga (78), një nga Velesi (53), një nga Manastiri (86), dy pacientë nga Ohri (76 dhe 80) ), një nga Kavadari (65), dy nga Gostivari (75 dhe 56), katër pacientë nga Kriva Pallanka (66, 40, 72 dhe 67), një nga Dellçevë-Makedonska Kamenica (81) dhe një pacient nga Kratova (65) ) Dy prej tyre vdiqën jashtë, të tjerët vdiqën në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar: 

Rastet aktive në Maqedoninë e Veriut: 

Ndryshe, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 73025, nga këta janë shëruar gjithsej 48726 ndërkaq 2096 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 22203 raste aktive në vend. Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar  363.021 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

 

Exit mobile version