Kanë ngelur vetëm edhe dy ditë afat, deri kur familjet e rrezikuara ekonomikisht, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, mund të paraqiten në Organizatën Humanitare ‘El Hilal’ dhe ti regjistrojnë fëmijët e tyre për të kryer kushtin e obliguar fetar synetin.
‘Regjistrimi i personave që do të shfrytëzojnë këtë të drejtë zgjat deri më 30 korrik’ njoftojnë nga El Hilal.
Numri i fëmijëve që do të bëhen synet është i kufizuar, ndërsa vec më ka filluar përpilimi i listave.
Deri të martën në selinë e Organizatës deri të komisioni duhet të dërgohen emrat e kandidatëve, mosha, adresa, numri i këpucëve dhe kategoria sociale.
Prioritet sipas organizatorëve do të kenë fëmijët të cilët janë jetimë, fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, veteranët e luftës apo ata që janë të rrezikuar ekonomikisht.
Ky projekt që realizohet çdo vit parasheh sigurimin komplet të gardërobës për synetim, peshqesh si dhe organizim të një manifestimi qendror.
Kontakt: +389 3 215 338
Email: info@elhilal.net /Portalb