Komuna e Çairit: Kemi filluar me rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Seravë
Komuna e Çairit ka filluar rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Seravë. Nga kjo komunë thanë për Portalb.mk se aktualisht punimet po zhvillohen në dy rrugë të kësaj lagje ndërsa janë siguruar mjete edhe për rrugët e tjera.
“Ju njoftojmë se procesi i punës për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Seravë tashmë ka filluar dhe punimet aktualisht po zhvillohet në rrugët Mesta dhe 138. Për pjesën tjetër të rrugëve përgjatë kësaj radhe, tashmë janë siguruar edhe mjetet e nevojshme nga buxheti shtetëror dhe ashtu siç është premtuar do të vazhdojë kontinuiteti i punës deri në finalizimin e plotë të projektit të premtuar”, thanë nga kjo komunë për Portalb.mk.
Portalb.mk më herët ka raportuar disa herë se mungesa e kanalizimit u ka shkaktuar probleme të mëdha qytetarëve, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut, duke shkaktuar shumë herë vërshime nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetarëve.
Qytetarët u shprehën të martën për Portalb.mk se, pothuajse çdoherë kur bie shi, ata përballen me problemet e njëjta, rrugët vërshohen nga uji, ndërsa si pasojë e mungesës së kanalizimit atmosferik, uji vërshon edhe shtëpitë e banorëve, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme.
“Shirat janë të frikshëm për ne si banorë të lagjes Seravë, pasi që rrugët mbushen me shumë ujë, bëhen lum për shkak të kanalizimit të parregulluar. Kjo paraqet vështirësi për ne si banorë të kësaj lagje, pasi që shpesh ndodh që nga uji të na dëmtohen edhe shtëpitë dhe detyrohemi me mjete tona shtëpiake ta bëjmë largimin e ujit. Kjo është e dëmshme edhe për shëndetin tonë e të fëmijëve”, tha një banore e Seravës.
Banorët e kësaj lagje thanë se, ndjehen të neglizhuar dhe të lënë në harresë dhe thonë se janë lodhur nga premtimet e parealizuara.
“Për ne si banorë të lagjes Serovë po shndërrohet në një tmerr të vërtet çdoherë që bie shi. Për shkak se tani më një periudhë të gjatë jemi lënë në haresë e vetmja gjë që na mbetet është të lutemi që reshjet e shiut të mos jenë shumë të gjata për shkak se po na shkaktohet me të vërtet dëm i madh nëpër shtëpitë tona. Jemi lodhur nga premtimet e autoriteteve komunale se do të gjejnë zgjidhje për problemin me kanalizimin, megjithatë ditët po ecin ndërsa zgjidhja nuk është gjetur”, tha një banor tjetër.
Në fillim të mandatit të tij, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, premtoi se do të realizojë shumë projekte në këtë komunë dhe mes tjerash, tha se do të ndërtojë edhe kanalizim atmosferik në lagjen e Seravës, e cila ka më së shumti probleme me vërshimet.
- LEXO: Reshjet e shiut paraqesin shqetësim për lagjen e Seravës, Komuna e Çairit akoma nuk ka rregulluar kanalizimin atmosferik
- LEXO: Disa shtëpi në Çair të pa banueshme për shkak të vërshimeve
LEXO: Komunën e Çairit lehtë e ‘merr lumi’ - LEXO: Shkupi ‘noton’ në llom (FOTO)
LEXO: Sërish vërshime në Çair (FOTO)
LEXO: Vërshimet, komuna e Çairit i ik përgjegjësisë duke fajësuar tjerët
LEXO: Rrjeti atmosferik në Çair jofunksional! (FOTO)
LEXO: Qyteti i Shkupit nuk parasheh rregullimin e rrjetit atmosferik në Çair, Komuna nuk kërkon llogari