Site icon PORTALB

RMV, Qeveria fajësoi Bullgarinë për bllokim të procesit eurointegrues: Identiteti maqedonas nuk negociohet

Zaev - Borisov

Zaev - Borisov

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerësoi se gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, sikurse Bullgaria, konfirmuan se RMV-ja i përmbush kushtet për anëtarësim, përkundër asaj se bllokohet nga Bullgaria, transmeton Portalb.mk.

“Identiteti kombëtar maqedonas nuk ishte, nuk është dhe është e pamundur të jetë çështje e negociatave. Populli maqedonas dhe gjuha maqedonase janë shtyllat e identitetit maqedonas. Ato vijnë nga e kaluara, dhe njëkohësisht janë shtyllat e të ardhmes tonë evropiane”, vlerësojnë nga Qeveria.

Qeveria theksoi se asnjëherë nuk do të dorëzohen nga e drejta e vetëvendosjes së qytetarëve maqedonas.

“Fatkeqësisht, procesin për zgjerim, si qëllim strategjik i BE-së, e ndërpreu Republika e Bullgarisë si anëtare e BE-së. Bëhet fjalë për papërgjegjshmëri dhe gabim të rëndë gjeostrategjik”, vlerësuan nga Qeveria.

Qeveria përkujtoi se Këshilli i BE-së në muajin mars dha dritë jeshile për nisjen e negociatave me RMV-në, kur gjithë vendet u pajtuan, duke përfshirë edhe Bullgarinë.

“Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternative tjetër. E ardhmja maqedonase është evropiane”, theksuan nga Qeveria.

Exit mobile version