Site icon PORTALB

Në repartet infektive në RMV, janë shtruar 1.348 pacientë, ka shtretër të lirë

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet në vend është paraqitur se janë të shtrirë gjithsej 1.348 pacientë pozitiv dhe të dyshuar se janë të infektuar me virusin korona. Ministria njofton se ka rreth 180 shtretër të lirë, njofton Portalb.mk.

Pacientët e hospitalizuar në repartet infektive, sipas qyteteve

Raporti i djeshëm ditor i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se nga gjithsej 1.715 teste për virusin korona, gjithsej 659 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 23 persona ndërsa janë shëruar 774 pacientë. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 67.968, nga këta janë shëruar gjithsej 43.646 ndërkaq 1.924 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 22.398 raste aktive në vend.

Exit mobile version