RMV, Zaev optimist për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm: Të përfundojnë zgjedhjet në Bullgari!

Kryeministri Zoran Zaev sot theksoi se është në pritje të përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari, të cilat janë të parapara për në mars, në mënyrë që sipas tij, politikanët bullgar “të mendojnë me kokë të kthjellët”, në kuptimin e tërheqjes së vetos bullgare për të filluar RMV-ja negociatat me BE-në, shkruan Portalb.mk.

Ai potencoi se tashmë është evidente që Maqedonia e Veriut nuk do të filloje negociatat me BE-në këtë muaj për shkak të vetos bullgare, megjithatë, sipas tij ende ka shpresa që vitin e ardhshëm të kemi datë konkrete për hapjen e negociatave.

“Kemi edhe pak kohë dhe hapësirë, megjithatë është evidente që Bullgaria këtë muaj përsëri do të vendose veto. Mendoj se duhet të presim të ju kalojnë zgjedhjet në mars, të mendojnë me kokë të kthjellët. Të mos e kenë shtypjen nga zgjedhjet. Në pranverë të zgjidhet kjo” theksoi Zaev sot në Kanal 77.

Zaev gjithashtu paralajmëroi se pavarësisht suksesit ose jo të bisedimeve me Bullgarinë, do të ftoje takim liderësh menjëherë pas përfundimit të bisedimev, ai shtoi se askund në botë nuk ka takime liderësh gjatë procesit të bisedimeve.

Ndryshe, takimi i djeshëm i 11-ti me rradhë i Komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje të historisë përfundoi pa sukses, konfirmuan dy bashkë-kryetarët e Komisionit, Angel Dimitrov nga pala bullgare dhe Dragi Gjorgjiev nga pala maqedonase, pas mbledhjes dy ditore online.

Paraprakisht, në një dokument gjashtë faqe, me arsyetime të gjata historike për “ideologji shtetërore antibullgare” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria u dërgoi memorandum sqarues vendeve anëtare të BE-së në prag të vendimit për fillimin e negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkoi mbështetje prej tyre për pozitën e vet lidhur me identitetin dhe gjuhën maqedonase, si dhe në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017, por një gjë e tillë nuk u përkrah nga antaret tjera të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button