RMV, për 24 orë, 540 persona janë dënuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut gjithsej 540 persona janë dënuar për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, shkruan Portalb.mk.

Nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri te qytetarët që të respektojnë masat parandaluese për përhapje të virusit korona, duke mbajtur maskën mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut, në lidhje me masën për mbajtje të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 540 shkelje. Ministria për Punë të Brendshme apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë së RMV-së me qëllim të parandalohet përhapja e Kovid-19” kumtuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button