Seanca paraprake gyqësorë për rastin “TNT” nuk u mbajtë për shkaqe shëndetësore të prokurorit kompetent, ndërkohë u anulua edhe seanca vijuese, e cila ishte caktuar për 11 nëntor.

Nga Gjykata Penale atëherë thanë se seanca do të vazhdojë pasi të krijohen kushte dhe se publiku do të informohet me kohë.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.