Site icon PORTALB

Qeveria do të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të gjendjes së krizës deri në qershor të vitit të ardhshëm

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka pranuar propozimin e Grupit për Vlerësim të Qendrës për Menaxhim me Kriza që të vazhdojë gjendja e krizës në shtet edhe për gjashtë muaj, njofton Portalb.mk.

Propozimi do të dorëzohet në Kuvend, i cili duhet që të miratohet.

20 nëntor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë,

Me shpalljen e gjendjes së krizës, sipas nenit 33 të ligjit për menaxhim me krizat, Qeveria do të mund të menaxhojë me resurset shtetërore por edhe resurset private dhe ato të qytetarëve.

Neni 33- Ligji për menaxhim me krizat

Sipas këtij ligji, tarifa ditore për përdorimin e burimeve është deri në 30% të pagës mesatare mujore neto, për punonjës në Republikë, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës në muajin para sigurimit të burimeve, dhe pagesa për dëmtimin ose shkatërrimin e tyre nuk mund të jetë më e vogël se vlera e tregut të pasurisë, të cilën e kishte në kohën kur është dëmtuar ose shkatërruar, e përcaktuar në bazë të elementeve me të cilat sipas zakoneve çmimi përcaktohet në varësi të kohës dhe vendit në treg.

Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi. Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve. Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës”.

Në rast të ekzistimit të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në përfundimin e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi”, thuhet në nenin 126.Gjendja e jashtëzakonshme sipas Kushtetutës ka edhe pasoja tjera:

Nevoja për shpalljen e gjendjes së krizës u konkludua të enjtën, në seancën e Këshillit të Sigurisë, i cili u mblodh me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19. Në këtë seancë, u soll konkudim që t’i propozohet Qeverisë shpallje e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Vendimi për gjendjen e krizës nuk mund të zgjas më shumë se 30 ditë, ndërsa nëse gjendja zgjat më shumë dhe ka nevojë që të tejkalohet kjo periudhë, Qeveria do të duhet të kërkojë nga Kuvendi vazhdim të afatit ose të propozojë shpallje të gjendjes së luftës ose gjendje të jashtëzakonshme.

Exit mobile version