Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka aplikuar për një panetë e cila monitoron gjuhën e lëvizjeve dhe shprehitë e fytyrës gjatë takimeve të punës duke dhënë kështu një rezultat cilësie, transmeton PCWorld Albanian.
Microsoft është kritikuar edhe për një mjet tjetër që tregon nivelin e produktivitetit. Funksioni i lançua vitin e kaluar por mori vëmendje vetëm gjatë një demoje të fundit.
Kritikët thonë se këto janë mjete të pastra për mbikëqyrjen e punonjësve. Zakonisht kompanitë nuk i shndërrojnë në realitet të gjitha patentat që aplikojnë por në tërësi janë përshkrim i një ideja që mund të komercializohet në të ardhmen.
Patenta thotë se teknologjia mund të implementohet edhe përmes smartfonëve të përdoruesve ndërsa Microsoft këmbëngul se qëllimi i saj është që takimet të bëhen më efektive.