Site icon PORTALB

RMV, 32 pacientë kanë ndërruar jetë me Kovid-19, 820 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit prej 2019 testimeve, janë regjistruar 820 raste të reja me KOVID-19, 32 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkohë janë shëruar 895 pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në  61.543, 38.400 të shëruar, 1.731 të vdekur, ndërkaq ka 21.412 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 32 persona, 11 pacientë nga Shkupi (73, 68, 72, 83, 77, 78, 62, 63, 88, 55, 56), katër nga Kumanova (89, 95, 63, 57), tre nga Prilepi (65, 59, 79), një pacient nga Tetova (83), një nga Velesi (67), tre nga Manastiri (77, 53, 62), një nga Ohri (75), tre pacientë nga Gostivari (59, 76, 66), një nga Gjevgjelia (74), tre nga Strumica (57, 68, 76) dhe një pacient nga Resnja (61). Pacientë kanë ndërruar jetë në spital”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet e aktive:

Deri më tani janë bërë 331.105 teste për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Exit mobile version