Site icon PORTALB

Tre ministrat e jashtëm shqiptarë zotohen për projekte të përbashkëta

Bujar Osmani, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj Stublla, Foto: Screenshot

Tre ministrat e jashtëm të rajonit, ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i Jashtëm shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u zotuan për rritje të bashkëpunimit me rastin e shënimit të 28 nëntorit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, transmeton REL.

Në njoftimin për media të dërguar nga zyra e Ministres së Jashtme të Kosovës, Haradinaj – Stublla thuhet se që të tre janë pajtuar që të punojnë në forcimin e rolit të të tria vendeve në rajon.

“Në ditën e shënuar të festës kombëtare të shqiptarëve dhe 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky takim virtual është simbol i forcimit të rolit të vendeve dhe popullit tonë në rajon. U diskutua për thellim të marrëdhënieve dhe projekteve të përbashkëta midis të tre shteteve, si pararojë e vërtetë e integrimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë”, thuhet në njoftim.

Të tre kryediplomatët thuhet se janë pajtuar që muajt në vijim të organizojnë një takim të përbashkët në Prishtinë.

Exit mobile version