Site icon PORTALB

RMV, u publikuan statistikat për KOVID-19, shifrat vazhdojnë të jenë alarmante edhe sot

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit prej 2.864 testimeve, janë regjistruar 1.160 raste të reja me KOVID-19. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 58.608, 36.064 të shëruar, 1.630 të vdekur, ndërkaq ka 20.914 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“kanë ndërruar jetë 30 persona, nëntë pacientë nga Shkupi 46, 54, 67, 82, 67, 55, 64 dhe 61 v.), dy nga Kumanova (62 dhe 69 v.), një pacient nga Shtipi 72 v., një nga Velesi 78 v., gjashtë nga Manastiri (60, 77, 38, 66, 72 dhe 39 v.), tre nga Gostivari 56, 66 dhe 63 v), një pacient nga Gjevgjelia 65 v., një nga Strumica 77 v., një nga Koçani 65 v., dy nga Dellçeva (66 dhe 68 v.), një nga Kratova 65 v., një nga Kërçova 61 v., dhe një nga Negotina 84 vjeç. Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Deri më tani, janë bërë 322,875 teste për Covid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version