RMV, filmi i metrazhit të gjatë “I treturi” nga Arben Thaçi është gati, të shtunën bëhet promovimi

I inspiruar nga romani i Abdylazis Islamit, “Të treturit e Pojanës”, regjisori Arben Thaçi ka krijuar një film të metrazhit të gjatë të cilin e ka titulluar “I treturi”. Pikërisht me datë 28 nëntor do të bëhet promovimi i trajlerit të këtij filmi, shkruan Portalb.mk.

I tërë filmi është i bazuar në shënimin e kujtimeve të protagonistit Sotiraq Bratko, në mënyrë që të gjeje diçka nga e kaluara e tij jo edhe aq e mirë, ndërkaq, ajo që na zbulon është plot faj, një tmerr i cili sipas tyre, nuk e ka lënë atë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit.

Filmi "I treturi".
Filmi “I treturi”.

“Filmi është një dramë psikologjike me elemente të luftës që përfshin periudhën e fundit të luftës së dytë botërore. Protagonisti i filmit i luajtur nga aktori Sotiraq Bratko, duke shkruar kujtimet e tij, përpiqet të na zbulojë diçka nga e kaluara e tij e mjegullt, diçka që e fsheh nga njerëzit, gruaja e tij (Eva Alikaj) madje edhe nga vetvetja. Ajo që na zbulon është plot faj, pendim e tmerr që nuk e kanë lënë të qetë për aq kohë sa është izoluar nga bota e njerëzit” shpjegojnë kreatorët e filmit, në krye me regjisorin Arben Thaçi.

“I treturi” është prodhim kinematografik i produksionit Arbfilm, i financuar nga Agjencioni i Filmit i Maqedonisë së Veriut, ndërkaq si bashkëprodhues minoritar është përfshirë Qendra Kinematografike e Kosovës përmes Ikone Studio me producentët: Valon Bajgora, Yll Uka dhe Agon Uka, si dhe Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë përmes produksionit B&G Film Pro me producent Besnik Bisha.

Kasti i aktorëve përfshin emra të njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria si: Sotiraq Bratko, Eva Alikaj, Kejdi Ademi, Sokol Monallari, Afrim Muçaj, Sheqerije Buçaj, Selman Lokaj, Blerim Ismani, Arsim Fazlia, Selman Jusufi, Adem Karaga, Refet Abazi, Neritan Liçaj, Enis Murati, etj.

Ndryshe, traileri i filmit do të promovohet të shtunën me 28 nëntor 2020 në TV dhe në mediat sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button