Site icon PORTALB

Edhe Kasami në Napoli ?

Pajtim Kasami

Pajtim Kasami

Mesfushori shqiptar i Fulhamit, Pajtim Kasami, mund t?i bashkohet Valon Behramit e Blerim Xhemailit te skuadra e Napolit, njoftoi të shtunën “Sky Sport24”. 

“Klubi i Napolit mund të marrë dy mesfushorët zviceran, Pajtim Kasamin dhe Izet Hajroviçin. Napoli ka shprehur interesim për të dy lojtarët dhe është e mundshme që njëri prej tyre të transferohet në janar, pasi menaxheri Mino Raiola është duke punuar për një gjë të tillë”, njofton “Sky Sport24”. 

Kasami 20-vjeçar me Fulhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Ai edhe më herët ka shprehur dëshirën për t?u larguar nga klubi anglez, pasi nuk arriti të stabilizohet te kjo skuadër. 

Kasami luan për U-21 të Zvicrës.

Exit mobile version