Aktakuzë ndaj 70 vjeçarit për shkak dyshimit për dhunë seksuale ndaj vajzës 10 vjeçare në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria themelore publike-Shkup raportoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj 70 vjeçarit për vepër penale-dhunë seksuale ndaj fëmijës që nuk ka mbushur 14 vjet në përputhje me nenin 188, paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (përpjekje) nga Kodi Penal.
Më 7 tetor në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, i dyshuari ka tentuar të kryej sulm seksual ndaj vajzës 10-të vjeçare. Sqarohet se në atë moment një person tjetër e ka larguar të dyshuarin, i cili pastaj ka ikur.
Më 29 tetor ai ishte arrestuar për paraburgim, që kërkohet të zgjatet nga prokurori i rastit përmes kërkesës së parashtruar në Gjykatën penale në Shkup.