Barcelona, Juventus, Çelsi e Sevilla e siguruan kualifikimin, sonte disa ekipe tjera mund ta sigurojnë kualifikimin

Sonte zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në katër grupet e Ligës së Kampionëve, ku disa ekipe do të kenë mundësi të sigurojnë kualifikimin para kohe.

Sonte duke filluar prej orës 21:00 zhvillohen  shumica e ndeshjeve:

Atletiko M-Lokomotiva M

Bayern M-Salzburg

Inter – Real Madrid

Marceille – Porto

Ajax – Midtjylland

Liverpool-Atalanta

Prej orës 18:55 zhvillohen vetëm dy ndeshje:

Borusia M-Shakhtar Donetsk

Olimpiakos-Machester C

Barcelona dhe Juventusi pasi shënuan fitore dje, arritën të sigurojnë dy pozitat e para në tabelën e grupit G, edhe pse kanë ngelur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar. Gjithashtu në Grupin E e kanë siguruar kualifikimin Sevilla dhe Çelsi.

Sonte pritet të sigurojë kualifikimin edhe Bayerni që deri më tani ka siguruar 9 pikë nga tri ndeshje, derisa po aq pikë ka siguruar edhe Liverpull dhe Manchester C në grupet e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button