Kosova regjistroi 704 raste të reja me Kovid-19
Në Kosovë në 24 orët e fundit u regjistruan gjithsej 704 raste të reja nga realizimi i 1.651 testeve, derisa 391 pacientë u shëruan, transmeton Portalb.mk.
Instituti sqaroi se rastet e reja janë në Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, raportojnë nga Institutit i shëndetit publik.
Në Kosovë janë të regjistruar 13 168 raste aktive, derisa nga fillimi i pandemisë janë kanë ndërruar jetë 948 pacientë.
“Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste”, raportojnë nga Instituti.