RMV, mbi 60 mijë receta për antibiotikë janë regjistruar për 17 ditë

Në Maqedoninë e Veriut për 17 ditët e para të muajit nëntor janë regjistruar mbi 60 mijë receta për antibiotikë, duke mos llogaritur antibiotikët pa recetë, që zakonisht merren privat.

“Në këto të dhëna nuk janë përfshirë antibiotikët që janë dhënë në mënyrë private. Jam i sigurt se numrat për këtë formë të shitjes së ilaçeve janë po aq sa ato me recetë. Numri sigurisht deri në gjysmë milion antibiotikë të përshkruar, ndërsa deri më tani të infektuar në total janë rreth 50 mijë. Gjë që është shumë e palogjikshme. Edhe për këto 50 mijë të infektuar thuajse nuk ka patur nevojë që të gjithë të trajtohen me antibiotikë. Vetëm për rastet kur ka komplikime bakteriale”, tha për EN, Nikolla Panovski nga Fondi për sigurim shëndetësor.

Ai vlerësoi se se një trend i tillë mund të arrijë deri në atë nivel sa të regjistrohen sivjet 200 mijë antibiotikë më shumë se vitin e kaluar. Ai theksoi se përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktojë ulje të imunitetit.

Ndryshe, deri më tani gjithsej 313 319 teste për Kovid-19 janë realizuar në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 55 127, numri i pacientëve të shëruar është  32 894, numri i atyre që humbën jetën është 1546 dhe numri i rasteve aktive është 20687.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button