Site icon PORTALB

RMV, është liruar për 50% çmimi i regjistrimit të veturave me targa të huaja

Saraj, analiza ekonomike, maska, qytet, shkup, veture, vetura, saraj

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Të gjitha makinat me targa të huaja, të cilat kanë hyrë në territorin e RMV-së nga 1 tetori e kënder do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me çmim të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar, kështu njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan Portalb.mk.

Përmes një postimi në rrjetin social “Fejsbuk”, Bekteshi njoftoi se Qeveria e RMV-së sot ka miratuar projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja, të propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

“Të gjitha automjetet që kanë hyrë në territorin e Maqedonisë së Veriut që nga 1 tetori 2020 dhe që janë me targa të huaja do të mund të regjistrohen në vend brenda një viti me tarifë të ulur për 50% të vlerës së përcaktuar të të gjitha detyrimeve që paguhen gjatë importit nga organet kompetente shtetërore. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria sot miratoi Projektligjin për regjistrimin e automjeteve me targa të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” shkruan Bekteshi.

Ndërkaq sipas propozim-ligjit, veturat për të cilat është dërguar kërkesë për regjistrim e kanë të obligueshme ti përmbushin këto kishte:

Exit mobile version