Viti 2013 në Tetovë ka filluar me shumë vjedhje edhe atë vetëm për një javë janë regjistruar dhjetë vjedhje. Shtëpitë, ari, gjërat me vlerë dhe të hollat janë objektivi kryesor i hajnëve në Tetovë.
Ata shfrytëzojnë mos praninë e pronarëve të shtëpisë që të kryejnë këto vjedhje, si zakonisht hajnat kryejnë vjedhjet në vendet ku i njohin apo i kanë ndjekur zakonisht raporte e policisë janë pothuajse të ngjashëm, vetëm shifrat e shumës së vjedhjes dhe lokacionet janë të ndryshme, kryesisht kryesit e vjedhjeve janë të rinj, të cilët janë të pa punë dhe obligime, gjatë gjithë kohës si vrojtues lagjesh ndjekin situatën dhe e dinë se kush dhe ku shkon.
Ndërsa psikologu Muhamet Jonuzi thotë se vjedhja si fenomen gjithnjë e më shumë po zen vend në kronikat televizive dhe ballinat e gazetave e revistave të ndryshme.
“E karakterizuar si njëra ndër dukuritë më të këqija në shoqëri edh sot e kësaj dite, merr gjithnjë e më shumë përmasa më të mëdha. Derisa vjedhja si fenomen paraqet vepër penale, në aspekt psikologjik kategorizohet në grupin e sjelljeve devijuese, asocializuese, huligane apo të ngjashme. Vjedhja shpesh herë karakterizohet si çrregullim i personalitetit të individit që lidhet me kontrollimin e impulseve. Personat vjedhacak kanë fiksime të “dëshirës” për të vjedhur, edhe pse veprimet e tilla realizohen nën presion të stresit apo ankthit. Duke menduar se ankthi i tyre mund të jetë inekzistent vetëm në rastin kur i kanë paraprijë një akti denigrues siç është vjedhja. Të tillët në psikologji shpesh herë njihen si kleptomanë. Të tillët mund të vjedhin në çdo situatë e në çfarëdo rrethanë. Kleptomania apo mania për të vjedhur nuk është rast i shpeshtë, literatura psikologjike sugjeron që me këtë mani të jenë të përfshirë diku 0.6% të popullsisë duke nënvizuar faktin se prek më shumë gratë dhe adoleshentët.
Ne duhet të vëmë theksin tek rastet e vjedhjeve të cilat bëjnë të miturit në shoqërinë tonë, raste këto të cilat dita-ditës po shtohen. Vjedhja në vendin ku ne jetojmë dhe veprojmë “justifikohet” me forma të ndryshme të pa arsyeshme , ne duhet të mobilizojmë të gjithë faktorët relevant, siç është: shkolla, institucionet këshilldhënëse, policia dhe të ngjashme që të ndërmarrim kampanja vetëdijëseuese me ç’rast konstatoj se numri i veprave të tilla mund të jetë më i vogël. Vjedhja si dukuri nuk nënkupton vetëm kaninë pas saj (çrregullim i personalitetit), por ajo në esencë është femomen i cili po “gjen zbatim” në cilëndo sferë, përfshirë këtu edhe dëshirën për malverzime të ndryshme. Vjedhja gjithashtu është dukuri e cila kohëve të fundit gjithnjë e më shumë po merr përmasa gjithnjë më të mëdha në sferën akademike, plagjiaturat e ndryshme etj”, thotë psikologu Jonuzi.
Ajo që ka karakterizuar vitin 2012 ka qenë edhe vjedhje nëpër objektet fetare, kisha dhe xhamia. Ndërsa më karakteristike se për nëntë mujorin e parë të vitit 2012 ka pasur rritje të numrit të vjedhjeve nga delikuentët. Në këtë aspekt ende më shqetësues është fakti se për nëntë muajt e fundit të vitit 2012 janë regjistruar 709 vjedhje të rënda, prej të cilëve 317 në objekte banimi. Sipas policisë së Tetovës, numri i vjedhjeve në vitin 2012 ka shënuar rënie nga numri i tyre në vitin 2011 për gjashtë për qind, ndërsa policia e Tetovës thotë se gjatë vitit 2012 i kemi zbardhur mbi 60% të rasteve dhe po punohet akoma për zbardhjen e rasteve të tjera. Ata apelojnë që sa më shumë qytetarë të përdorin mjete parandaluese të sigurisë, siç janë kamerat, dyert e blinduara dhe kompanitë e sigurimit të objekteve. /Portalb