Mosmarrveshjet rreth çështjes së emrit mund të përfundojë këtë vit, ka theksuar presidenti Ivanov duke iu drejtuar të pranishmive në një pritje për korin diplomatik që këtë vit u oragnizua në Berovë.
Ivanov theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit mbeten një prioritet për vendin.
“Unë besoj se me përkushtim të sinqertë e ndërsjellë dhe vullnet të përbashkët, këtë vit mund të përfundojmë bisedimet mbi problemin që fqinji ynë jugor ka me emrin e vendit tonë, Republika e Maqedonisë.
Vlerësoj se ndërmjetësimi i Kombeve të Bashkuara, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe të ndërmjetësuesit Metju Nimic është thelbësor në arritjen e qëllimeve tona. Por mbështetja dhe ndihma e udhëheqësve tuaj janë shumë të mirëpritura “, tha Ivanov.
Kreu i shtetit bëri thirrje për dialog në institucione, me çka ai beson se do të kapërceehet kriza aktuale politike në vend.