RMV, një gazetar ka ndërruar jetë nga Kovid-19

Nga Kovid-19 sot ka ndërruar jetë gazetari Refik Zenki, gazetar i një agjencinë informativ. Zenki ishte korrespodent i MIA për Kërçovën gjatë nëntë viteve të fundit. Ai gjatë tre javëve të fundit kishte luftuar me virusin korona në spitalin Klinik “8 Shtatori” në Shkup, shkruan Portalb.mk.

Gazetarit Refik Zenki i cili paraprakisht kishte qenë i hospitalizuar në spitalin Klinik “8 Shtatori” gjatë ditës së djeshme i ishte përkeqësuar gjendja kur edhe kishte ndërruar jetë.

Ndryshe, Refik Zenki ka qenë gazetar me përvojë të gjatë, edhe atë thuajse tre dekada në gazetari. Ai ishte i lindur me datë 18 maj të vitit 1965 në Kërçovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button