Site icon PORTALB

RMV, hetim për aksidentin rrugor ku u përfshinë tre automjete dhe ndërroi jetë një qytetar

Aksident

Foto ilustrim

Kanë filluar hetimet për aksidentin rrugor që ndodhi dje rreth orës 17:00, ku një qytetar 54 vjeçar ndërroi jetë, transmeton Portalb.mk. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Kavadarit.

“Në rrugën rajonale në Kavadar, afër varrezave të qytetit, ka ndodhur një aksident rrugor ndërmjet traktorit Ursus me rimorkio drejtuar nga 24 vjeçari, veturës Golf drejtuar nga 51 vjeçari dhe veturës Opel drejtuar nga 46 vjeçari. Sipas informative të para, deri te aksidenti erdhi kur drejtuesi I veturës Golf tentoi të parakalojë traktorin me rimorkio”, raportojnë nga Prokuroria themelore publike.

Viktima e këtij aksidenti, 54 vjeçari, nuk është drejtues i asnjërit automjet, ai gjendej në veturën Golf. Të lënduar nga ky aksident janë edhe katër persona tjerë.

Exit mobile version