Vaksinimi kundër Kovid-19 në ShBA pritet të fillojë më 11 dhjetor

Amerikanët e parë, ose grupet e rrezikuara vaksinën kundër Kovid-19 mund ta marrin që më 11 dhjetor, kjo sipas shefit të programit amerikan për vaksina kundër korona virusit. Dr. Monsif Sloui tha sot se plani i tyre ishte të dërgonin vaksina në lokacionet e imunizimit në periudhë prej 24 orëve pasi vaksina të jetë miratuar, njofton Portalb.mk.

Më shumë se 14 milion raste të koronavirusit dhe 255,000 vdekje janë raportuar deri më tani në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins. Këto janë numrat më të lartë në botë.

Kompania amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTek kanë aplikuar për aprovim urgjent të vaksinës së tyre kundër Kovid-19. Të dhënat e provave klinike tregojnë se vaksina mbron 94 përqind të njerëzve mbi moshën 65 vjeç. Pfizer shpreson të prodhojë deri në 50 milion doza në vitin 2020 dhe rreth 1.3 miliardë doza deri në vitin 2021. Për imunizim të nevojshme janë dy doza.

Komiteti i vaksinave të Administës amerikane të ushqimit dhe barnave pritet të mblidhet më 10 dhjetor për të vendosur nëse do ta miratojë vaksinën.

Slaui tha se të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit. Ai pret që deri në maj të vitit të ardhshëm Shtetet e Bashkuara të arrijnë imunitetin kolektiv duke vaksinuar 70 përqind të popullsisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button