Site icon PORTALB

MPB ndërhyri në një aheng familjar me 70 të ftuar në Gostivar

MPB, korona virus, orë policore

Në fshatin Zdunje të Gostivarit policia ka ndërprerë një ahneg familjar për shkak se janë shkelur protokollet e miratuara për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Pas raportimeve, mbrëmjen e ditës së djeshme policia ka kryer kontrolle në objektin hotelireik në Zdunje, nën pronësi të 59-vjeçarit Xh.B. nga Gostivari. Gjatë kontrollit policia ka vërtetuar se në objekt po zhvillohej aheng familjar ku kanë qenë të pranishëm rreth 70 persona. Policia ka njoftuar Inspektoratin e Tregut ndërsa janë kryer hetime.

Pas dokumentimit të plotë të rastit policia do të parashtrojë padi penale kundër XH.B. për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penale, respektivisht për veprim kundër rregullave shëndetësore gjatë pandemisë.

LEXO: Janë shkelur protokollet qeveritare, SPB Ohër padi penale ndaj dy personave për ahengun në Gradishte

LEXO: Prokuroria hapi lëndë për ahengun e organizuar në Prilep, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19

LEXO: RMV, Inspektorati e mbylli klubin e natës i cili organozoi aheng, në kundërshtim me masat për mbrojtje nga Covid – 19

Exit mobile version