Trofeu i Topit të Artë i cili shkoi për të katërtën herë në duart e Lionel Messit, ka sjellë dyshimet e para.
Rrjeti mediatik Al Jazeera ngre pikëpyetje për disa momente të dyshimta në lidhje me numërimin e votave, duke vënë në dukje se disa prej tyre ndoshta nuk kanë shkuar në destinacionin e duhur.
Një prej shembujve të dhënë nga gjiganti televiziv i lindjes së mesme është ai i Thiago Silvas, i cili u shpreh publikisht se vota e tij shkoi për Cristiano Ronaldon, por në faqen e FIFA-s, vota e tij i shkon Messi-t.
E njëjta gjë ndodh me kapitenin e Republikës Çeke, Tomas Rosicky, i cili publikisht zgjodhi Balotellin por zyrtarisht italiani nuk figuron në tre të përzgjedhurit e tij sepse podiumin e më të mirëve e mbajnë Messi, Ronaldo e Van Persie.