Site icon PORTALB

RMV, tre çmime të reja për filmin ku roli kryesor luhet nga Salaetin Bilali

Filmi “Gjyshi dhe nipi” me regjisor Ilija Piperkovski dhe rolin kryesore të filmit të luajtur nga aktori i ndjerë Salaetin Bilali është vlerësuar përsëri në botën e filmit, transmeton Portalb.mk.

Festivali ndërkombëtar i filmit “Tagore” dhe Festivali i pavarur i filmit-dimenzioni i katërt kanë vlerësuar filmin “Gjyshi dhe nipi” për Kontributin e jashtëzakonshëm botën e filmit, duke theksuar se “Rrëfimet e tilla e bëjnë botën vend më të bukur për të jetuar”.

Ky festival dje e vlerësoi filmin “Leaf on a pilloë”, si filmin e javës në kulturë, ku theksohet lufta e ashpër e fëmijëve të varfër drejt suksesit.

Në kuadër të këtij filmi gjithashtu u vlerësua edhe drejtori i filmit, Patru Paunesku, për herë të dytë.

Ndryshe, në vitin 2018-të ka ndërruar jetë aktori nga Maqedonia, Salaetin Bilal. Au u lind më 19 mars 1942 në Shkup. Veprimtaria e tij ka qenë e fokusuar në aktrim si në teatër, filma dhe seriale televizive.

Ai ka studiuar në konservatorizmin teatror në Stamboll të Turqisë. Më vitin 1964 është bërë pjesë e ansamblit të Dramës Turke në Teatrin Kombëtar në Shkup. Si aktor mysafir ka luajtur edhe në skenat e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë, Teatrit Dramatik si dhe në Teatrin Shqiptar në Shkup.

Roli prej aktori është vlerësuar me çmimet si: Artisti më i Mirë në Festivalin Teatror “Vojdan Çernodrinski” – Prilep më vitet 1976 dhe 1990 dhe Roli më i Mirë i Realizuar më vitin 1992.

Tashmë i ndjeri Salaetin Bilali, më vitin 1977 ka qenë i dekoruar edhe me çmimin më të lartë të Qytetit të Shkupit, “13 Nëntori”, e kurse më vitin 1984 ai mori dekoratën më të lartë shtetërore në Maqedoni, “11 Tetori”.

Exit mobile version