Site icon PORTALB

RMV, 1237 raste të reja me Kovid-19, nga kjo sëmundje humbën jetën 39 persona

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1237 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 3200 testime, 39 persona kanë ndërruar jetë ndërkaq 748 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga virusi korona, shkruan Portalb.mk.

39 persona kanë ndërruar jetë, edhe atë dhjetë pacientë nga Shkupi (73, 84, 63, 61, 83, 38, 77, 76, 62 dhe 76), një nga Kumanova (76), një nga Shtipi (51), tre pacientë nga Prilepi ( 71, 57 dhe 56), një nga Tetova (65), gjashtë nga Velesi (76, 59, 81, 63, 81 dhe 85), pesë nga Manastiri (68, 65, 44, 76 dhe 69), dy nga Ohri ( 54 dhe 63), gjashtë pacientë nga Strumica (72, 85, 71, 54, 77 dhe 71), një nga Krusheva (44), një nga Koçani (67), një nga Kërçova (67) dhe një pacient nga Negotina (67), vetëm një prej tyre ndërroi jetë në kushte shtëpiake, të tjerët në spital.

Të infektuarit në 24 orët e fundit:

Ndërkaq në Institutin për Shëndet Publik, gjithsej 748 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga Kovid-19, edhe atë:

Ndryshe, deri më tani, gjithsej 306,481 teste të për Kovid-19 kryer në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 52449, numri i pacientëve të shëruar është 30952, numri i atyre që humbën jetën është 1462 dhe numri i rasteve aktive është 20035.

Exit mobile version